Flash News

KRYESORE

Komisioneri Publik ankimon vendimin për Donika Prelën: Nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë

Komisioneri Publik ankimon vendimin për Donika Prelën: Nuk duhet

Sipas Komisionerit Publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk duhet të kishte konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela .

Komisioneri Publik ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Të fundit