Flash News

KRYESORE

Komisionerja e Këshillit të Evropës apel Kuvendit: Rishikoni draftet, kanë nevojë për përmirësim urgjent

Komisionerja e Këshillit të Evropës apel Kuvendit: Rishikoni

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatović ka kritikuar projektligjin e qeverisë shqiptare për paketën anti-shpifje.

Në një postim në rrjetet sociale, ky Mijatović sqaron se këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent, pasi disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

“Jam thellësisht e shqetësuar kur mësova e këtë javë Parlamenti shqiptar ndoqi shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohur si "Paketa Anti-Shpifje". Këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Unë jam e shqetësuar për kompetencat që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimit shtetëror të mediave në internet, pasi mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend.

Është me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe mbizotëron vetë-rregullimi nga media, përfshirë mediat online.

Prandaj, unë i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t'i afrojnë ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës”, thuhet në reagimin e Këshillit të Evropës dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut.

Të fundit