Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Komisioni Europian do të hetojë qeverinë Rama për Aeroportin e Vlorës dhe 'Air Albania'
Komisioni Europian do të nisë një hetim të prokurimeve me 'ligje speciale' të qeverisë Rama për dy vepra, ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe hapjen e kompanisë Air Albania. Kjo bëhet në përgjigje të një letre të parlamentarit Paul Rübig të Partive Popullore Europiane, raporton Politiko.al duke iu referuar burimeve mediatike në Bruksel.
Komisioni Europian, në përgjigje të letrës së Rubig, deklaron:
Komsioni është në dijeni të ankesave rreth shkeljes së mundshme të Marrëveshjes së Stabilizm Asociimit BE-Shqipëri sa i takon ndërtimtit të Aeroportit të Vlorës dhe kompanisë Air Albania. Sipas kësaj marrëveshjeje, dhënia e kontratave publike mbi bazën e jo-diskriminimit dhe reciprocitetit, në veçanti kontekstin e Organizatës Botërore të Tregtisë, është një objektiv kyç. Shërbimet e Komisionit e kanë thelluar këtë në diskutimet me autoritetet shqiptare.
Sipas Komisionit, në muajt në vazhdim do të ketë një vlerësim tërësor të këtyre ankesave për të gjetur shkelje të mundshme të kritereve.
Deri më tani qeveria shqiptare ka adoptuar pesë 'ligje speciale' që në thelb e shmangin garën dhe duket se bazohen te prokurimet direkte në shkelje të Paktit të Stabilizim Asociimit dhe kritereve të antarësisë në OBT. Këto l'igje speciale' ende nuk kanë sjellë pasoja, por BE është përfshirë në debatin për dy prej tyre, një për Teatrin Kombëtar dhe tjetri për Aeroportin e Vlorës.
Politiko.al