Flash News

KRYESORE

Komisioni Europian nis shqyrtimin e kërkesës holandeze për pezullimin e vizave dhe jep datën e vendimit

Komisioni Europian nis shqyrtimin e kërkesës holandeze për

Komisioni Europian ka nisur evaluiimin e kërkesës së qeverisë holandeze për pezullimin e vizave për Shqipërinë.

"Nëse shihet nevoja e veprimeve specifike, Komisioni do të adoptojë një akt implementimi brenda një muaji pas marrjes së kërkesës. Evaluiimi duhet miratuar nga Këshilli i Europës gjithashtu", tha zëdhënësja e Komisionit, Natasha Bertaud.

Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, së cilës i referohet European Western Balkans, zëdhënësja nuk ka dashur të prezumonte rezultatin e procesit duke shtuar se një vendim për pezullimin e vizave nuk mund të merret lehtë dhe sa para se kjo të ndodhë duhet të ketë një analizë të hollësishme.

Të premten e shkuar, përfaqësuesi i Holandës pranë Bashkimit Europian i ka dorëzuar Komisionerit Avramopulos kërkesën e e qeverisë holandeze për pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kjo erdhi pas një vendimi me 105 vota të parlamentit holandez.

Të fundit