Flash News

KRYESORE

Komisioni Europian publikon analizën: Ja kush është vendi më i djegur në 2017-ën

Komisioni Europian publikon analizën: Ja kush është vendi më

Qëndra e Koordinimit të Emergjencave në Komisionin Europian ka publikuar analizën lidhur me vendin me më shumë vatra zjarri në 2017-ën.

Sipas KE numrin më të madh të vatrave të zjarrit e ka patur Italia, ku janë regjistruar 371 vatra zjarri e 72.039 hektarë tokë e djegur.

Sipas analizës pas Italisë vjen Portugalia me 115.323 hektarë tokë të djegur. Në Spanjë janë regjistruar 43 vatra zjarri e 19.666 hektarë tokë e djegur ndërsa në Francë 22 vatra zjarri e 9.585 hektarë tokë e djegur.

Sipërfaqja e territorit të djegur nga zjarri në Itali përgjatë 2017 është 4 herë më e madhe se ajo e regjistruar gjatë viteve të fundit .

Vetëm në muajin korrik janë verifikuar  300 vatra zjarri e në javën e dytë të këtij muaji prej 9-15 korrik janë djegur rreth 34 mijë hektarë tokë.

 

Të fundit