Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Komisioni Evropian është treguar naiv”, Krichbaum i prerë: Krimi i organizuar në qarqet më të larta të qeverisë
Kryetari i Komitetit të Bundestagut të Evropës, Gunther Krichbaum (CDU), shprehet i prerë se në këtë moment është qartësish kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Media gjermane welt.de shkruan se shkak i këtij vendimi të Krichbaum, është pikërisht krimi i organizuar që shpesh arrin dhe në nivelet e larta të qeverisë.
“Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, "i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë" argumenton politikani i CDU”, teksa shton më tej se Komisioni Evropian ka "treguar naivitet në këtë çështje".
"Hapja e negociatave është e parakohshme", ndonëse Shqipëria ka nisur "reforma të shumta", për shembull në gjyqësor, ato duhet "të zbatohen tani tërësisht", u shpreh deputeti gjerman.
Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre. Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çshtjeve europiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum ishte treguar poshterues ndaj Ramës thonë deputetet.