Flash News

KRYESORE

Komisioni Evropian propozon ndalimin e udhëtimeve për 30 ditë

Komisioni Evropian propozon ndalimin e udhëtimeve për 30 ditë

Pas një telefonate me drejtuesit e vendeve pjesëtare të G7, Presidentja e Komisionit Evropian propozoi që të ndalohen udhëtimet për një periudhë 30-ditore, si një masë e nevojshme për të luftuar koronavirusin,. Ursula von der Leyen shprehet se “kufizimi do të vendoset për 30 ditë”, por sipas nevojave mund të zgjatet.

"Kufizimi duhet të jetë i vendosur për një periudhë fillestare prej 30 ditësh, e cila mund të zgjatet sipas nevojës," tha ajo. Tashmë e gjithë Evropa është futur në “zonën e kuqe”, ku pas Italisë, Franca dhe Spanja kanë shfaqur një numër të madh personash të infektuar nga koronavirusi.

Edhe pse këto vende kanë marrë masa për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës, duket se situata është e rrezikshme. Më herët SHBA njoftoi se do të pezullonte fluturimet me 26 vende të Europës, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1239568170152857607

Të fundit