Flash News

KRYESORE

Komisioni Hetimor “çon Metën” sërish në Venecia, seancë dëgjimore edhe me Ardian Dvoranin

Komisioni Hetimor “çon Metën” sërish në

Janë shqyrtuar disa kërkesa në seancën e sotme të Komisionit Hetimor të ngritur për presidentin Ilir Meta.

Në këtë mbledhje u miratuan shtesa hetimore ndaj presidentit, si dhe shtyrja e afatit për ligjshmërinë e vendimeve me 4 muaj.

Në takim, deputetja e PS, Klotilda Bushka propozoi po ashtu që të merret në pyetje në një seancë dëgjimore edhe kreu i KED, Ardian Dvorani, i cili është akuzuar nga presidenti për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave” në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, deputetja ka kërkuar që çështja, tashmë e zgjeruar mbi objektin e hetimeve për presidentin, t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias. Për këtë, do të jenë pesë pyetje që do t’i drejtohen komisionit sa i takon emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për një ekspertizë të kualifikuar ndërkombëtare.

Pyetjet janë:

A mundet që presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese kur konsiderohen të emëruar?

Emërimi i anëtarit të GJK pasi kalon afati 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të renditur nga KED e cenon parimin e gjykatës  dhe a bie ndesh me frymën e mekanizmave bllokuese?

A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet e emëruar ky gjyqtar?

Kur presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit, çfarë mekanizimi përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve ndërkombëtare për të shmangur rastet kur presidenti refuzon të thërrasë për betim anëtarin e GjK?

Kujtojmë se Kuvendi zgjodhi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, kurse Arta Vorpsi kalonte automatikisht anëtare e KED, me kalimin e afatit 30 ditor.

Më pas, Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin, e cila renditej e katërta në listë, kurse Arta Vorpsin nuk e njihte si anëtare. Kjo e fundit zgjidhi të betohej në një zyrë noterie.

Të fundit