Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
'Komisioni Hetimor, Gjata: Ulsi Manja i ‘dosjes 184’ do hetojë Presidentin, e ka vendin në burg
Sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata, në një dalje për mediat ka folur ashpër për Komisionin Hetimor që do të hetojë shkarkimin e Presidentit Meta. Gjata theksoi se ky komision ka në përbërje të tij njerëz të lidhur me krimin e dosjet e ‘nxehta’ të shitblerjes të votave, duke sjellë si shembull kryetarin e komisionit, Ulsi Manjën.
“Mbi të gjitha skandali qëndron te përbërja e Komisionit Hetimor dhe te ata që do vendosin shkarkimin e Presidentit të republikës. Më parë duhet vendosur kush do ta hetojë. Avdylajt e kishin vënë në listë, dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do ta hetojë.
Ulsi Manja i dosjes 184. Zoti e ruajtë me përgjimet e Bildit. Mjafton banda e tij me shefat e organizuar me krimin. Ky njeri do të hetojë shkarkimin e Presidentit? Pra aktorët kryesorë të komisionit janë personazhe të dosjeve të lidhjeve të krimit të organizuar. Shkarkimi i Metës bëhet për të mbuluar skandalet. Gjithë bota e pa me zë e figurë Ulsi Manjën, si shkelte votat. Nuk mund të jetë hetues, por i hetuar nga Prokuroria. Shqiptarët s’mund të gënjëhen me propagandë. Presidenti s’ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur. Vendimi i Presidentit i shërben interesit publik. Kurse votimet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesin e qytetarëve.”-tha mes të tjerash Gjata.