Flash News

KRYESORE

Komisioni hetimor për çështjen Tahiri-Habilaj, Paloka: Mazhoranca të mos e bllokojë

Komisioni hetimor për çështjen Tahiri-Habilaj, Paloka:

Pas kërkesës së opozitës, është krijuar komisioni hetimor për që do të hëtoj lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me grupin e Habilajve.

Kryetar është vendosur deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ndërsa postin e nënkryetares së komisionit do t’a mbajë deputetja socialist, Ermonela Felaj.

Megjithatë, Paloka i ka bërë apel mazhorancës që të mos e bllokoj komisionin. “Nuk po i akuzoj që tani për zvarritje pavarësisht se jam i bindur që mazhoranca do të bëj gjithçka për t'a bllokuar. Duhet të presim që të kalojnë emrat e anëtarëve sepse komisioni e ka të qartë fokusin”, tha Paloka

Ky komision hetimor parlamentar përbehet nga 11 deputetë dhe do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton ish-Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Po ashtu do të verifikohet çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente te ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.

Emra e anëtarëve nga ana e mazhorancës ende nuk janë zbardhur e ndërsa nga opozita janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym murrizi dhe Endrit Brahimllari nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të fundit