Flash News

KRYESORE

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Bogdani: Vërtetoi se opozitën në Parlament e ka blerë Rama

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Bogdani: Vërtetoi se

Sot kuvendi u mblodh në një seancë të posaçme, ku u votua ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta. Me 101 pro, 6 kundër dhe 3 abstenim vendimi është miratuar.

Gert Bogdani, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Demokratike, e komenton këtë vendim si tregues që opozita parlamentare është e blerë nga kryeministri dhe Partia Socialiste.

“Sot u vërtetua se opozita që është në Parlament është e blerë nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Janë deputetë që nuk duhet të ishin aty, të cilët kanë abuzuar me faktin që kanë qenë në fund të listave të partive. Votimi i sotshëm tregon qartë që Parlamenti është pa opozitë dhe votimi i sotshëm është kërcënim i hapur politik ndaj Presidentit”, tha Bogdani.

Të fundit