Komisioni hetimor për Tahirin, PS kërkon kohë të mendohet

Mazhoranca në Konferencën e kryetarëve ka kërkuar kohë në lidhje me propozimin e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor sa i takon çështjes Tahiri.

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se deputetët e PS-së nuk dha argumente ligjore por kërkuan kohë për të vendosur në lidhje me këtë kërkesë.

Sipas ligjit, PS duhet të shprehet në lidhje me këtë kërkesë brenda dy javësh.