Flash News

KRYESORE

Komisioni i Apelit të UEFA-s la në fuqi vendimin për Skënderbeun, reagon ekipi korçar

Komisioni i Apelit të UEFA-s la në fuqi vendimin për

Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, ku Skëndebreu ka mbetur i përjashtuar me 10 vite nga kompeticionet evropiane dhe duhet të paguajë 1 milionë euro gjobë për për manipulim rezultatesh.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i skuadrës korçare, e cila me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, është shprehur se brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s.

Në reagim Skënderbeu ka theksuar se ekipi është plotësisht i pafajshëm dhe për ta vërtetuar këtë do të ndjekë çdo rrugë ligjore.

Reagimi i plotë:

Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Të fundit