Flash News

KRYESORE

Komisioni i Ekonomisë, tre ndryshimet e bëra në ligjin për Koncesionet dhe PPP

Komisioni i Ekonomisë, tre ndryshimet e bëra në ligjin për

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka bërë publike tre vendimet e marra sot gjatë komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat për ndryshimet në ligjin për Koncesionet dhe PPP.

Tre vendimet e marra do të vihen në zbarim nga 1 korriku 2019.

Vendimet a marra bërë publike nga Ahmetaj në Facebook: 

Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar

Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.

Të fundit