Flash News

KRYESORE

Komisioni i ligjeve/ Diskutohet shkarkimi i presidentit, Meta refuzon të shkojë. Deputeti: Po e bëni për show

Komisioni i ligjeve/ Diskutohet shkarkimi i presidentit, Meta refuzon të

Në komisionin e ligjeve po diskutohet sot për shkarkimin e mundshëm të presidentit Meta.

Megjithatë, presidenti Meta nuk është i pranishëm sot në këtë mbledhje

Sipas kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, presidenti është njoftuar për mbledhjen, por ai nuk e ka çmuar të nevojshme të paraqitej.

Më tej ka qenë deputeti Ralf Gjoni e ka konsideruar të nxituar vendimin për shkarkimin e Metës, duke mbajtur një qëndrim kundër.

Kryetari iu Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja: E kam njoftuar Presidentin për mbledhjen e komisionit! Kreu i Shtetit i ka kthyer përgjigje komisionit të ligjeve me shkrim dhe nuk e çmon të nevojshme të paraqitet para komisionit! Por kjo nuk e pengon punën e komisionit për të vijuar proceduren e shkarkimit!

Gjoni: Kush e përcakton se Presidenti ka shkelur Kushtetutën? Nuk jam pro Dekretit të Presidentit pasi nuk është i bazuar në Kushtetutë, por unë besoj në institucione dhe këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese! Është i nxituar vendimi për shkarkimin e Presidentit! Kjo procedurë shkarkimi është nje lojë politike për të berë shoë televiziv!

Të fundit