Flash News

KRYESORE

Komisioni i Ligjeve nis me surpriza, përfundon në sherr mes deputetëve

Komisioni i Ligjeve nis me surpriza, përfundon në sherr mes

Sot u mblodh komisioni i ligjeve ku ndër të tjera u diskutua për buxhetin e partive politike në zgjedhjet e  2017-s. Komisioni nisi me një surprizë për njërën prej anëtarëve. Bëhet fjalë për Vasilika Hysin, e cila njëherazi është edhe pedagoge.

Anëtari socialist i Komisionit të Ligjit, Alket Hyseni, i ka dhuruar lule Hysit e cila është pedagoge në Universitetin e Drejtësisë, mes urimesh ai e ka përqafuar përzemërsisht dhe i ka uruar festën e saj.

Por gjatë zhvillimit të mbledhjes deputeti demokrat Gent Strazimiri u përplas me Alket Hysenin, i cili akuzoi PD-në se është financuar nga Rusia. Strazimiri u kundërpërgjigj duke i thënë se PS ka zhvilluar fushatën zgjedhore me paratë e drogës.

Të fundit