Flash News

KRYESORE

Komisioni i Ligjeve rrëzon dy dekrete të kthyera për rishqyrtim në Kuvend nga Meta

Komisioni i Ligjeve rrëzon dy dekrete të kthyera për rishqyrtim

Komisioni i ligjeve rrëzoi sot dy dekretet e presidentit Ilir Meta, të cilat i ishin kthyer Kuvendit për rishqyrtim.

Bëhet fjalë për dekretin numër 11.456, “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, të njohur si anti-KÇK.

Po ashtu me unanimitet u rrëzua edhe dekreti numër 11.457, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””.

Mbledhja është zhvilluar virtualisht. Mësohet se deputetet e opozites parlamentare Alban Zeneli, Korab Lita dhe Andi Përmeti kanë votuar pro dekretit. Deputetët e mazhorancës kanë votuar për rrëzimin e dekretit.

Kujtojmë se para disa ditësh, presidenti Meta ktheu për shqyrtim dy ligjet në fjalë, me argumentin se cënonin dispozitat kushtetuese.

Të fundit