Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Komisioni i Venecias nis takimet në Tiranë, ish-deputeti i PD: Komedi apo tragjedi shekspiriane kjo?!
Ish deputeti Tritan Shehu ka komentuar ardhjen e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë, lidhur me nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Sipas Shehut, ftesa e delegacionit në Tiranë ngjanë më shumë me dramë, pasi nuk ka asnjë parlament tjetër që kërkon të shkarkojë presidentin, duke thirrur për këtë edhe Komisionin e Venecias.
Statusi:
Komisioni i Venecias sot ne Republiken e "Bananeve"!
A mundet dikush te me tregoje ndonje Parlament tjeter, qe kerkon te shkarkoje Presidentin e vendit te tij dhe per kete therret Komisionin e Venecias qe te vendose?!
Komedi apo tragjedi shekspiriane kjo?!
Ne fakt te dyja se bashku.
Dhe realisht kjo drame po luhet keto dy dite ne Tirane, gjoja me seriozitet, nen reflektoret e te gjithe medias dhe syte e shqyer te publikut tone te coroditur.
Dje ne ish zyrat e KQ te PPSh pame aktin e pare te saj, sot po ndjekim te dytin.
Te presim dhe epilogun tashti….do te na beje te qeshim apo te qajme?
Sic duket te dyja se bashku.