Flash News

KRYESORE

Komisioni i Përzgjedhjes refuzon kërkesën e ministres teknike për shkarkimin e Sekretarit të MAS

Komisioni i Përzgjedhjes refuzon kërkesën e ministres teknike

Komisioni Kombëtar i Përzgjedhjes ka refuzuar sot kërkesën e ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit akuzohet se ka shpërndarë tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë dhe për këtë Karabina ka bërë edhe një denoncim në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

“Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore 2017, ka urdhëruar sot pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Sekretarit të MAS, z Plarent Ndreca deri në përfundim të hetimeve të filluar nga organi i akuzës”, thuhet në njoftim.

Të fundit