Flash News

KRYESORE

"Kompania e gruas së Qazim Sejdinit po hetohet për trafik droge. Të shkarkohet kryebashkiaku i Elbasanit!"

"Kompania e gruas së Qazim Sejdinit po hetohet për trafik droge.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit foli lidhur me ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë në Elbasan, ku gjatë një operacioni për kapjen e makinave luksoze u sulmua mjeti i nëndrejtorit të policisë së këtij qyteti. Basha tha se pavarësisht dhunës së përdorur e ushtruar ndaj policit, ngjarja u mbyll. Ai akuzoi kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se kompania e gruas së tij po hetohet për trafik droge.

“Prokuroria nis hetimet dhe urdhëron policinë që të përgjojë anëtarët e bandës. Policia refuzon të zbatojë urdhrin. Pas disa ditësh policia e mohon fare se është ushtruar dhune dhe është rrezikuar jeta e punonjësit të policisë. Qyteti i kësaj historie është Elbasani, banditi i kësaj historie është kryebashkiaku. Kompania e gruas së kryebashkiakut po hetohet për trafik droge. Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetojë. Pastaj policia mohon ngjarjen. Pyetja që nge është se ku e gjen kurajon një grup banditësh të sulmojë policinë. Ça i bën policët që meqë u rrezikohen jeta dhe ulin kokën e heshtin”, tha Basha.

Të fundit