Flash News

KRYESORE

Kompania e njohur shqiptare ndërton hotelin luksoz në qendër të Zagrebit

Kompania e njohur shqiptare ndërton hotelin luksoz në qendër

Kompania ‘Gener 2’, që drejtohet nga Bashkim Ulaj, është duke ndërtur një hotel luksoz në qendër të Zagrebit, njoftojnë mediat kroate. Kompania shqiptare ka marrë ndertesën që më parë ka shërbyer për Ministrinë e Arsimit të Kroacisë, në zonën Praškoj, të cilën po shndërron në një hotel të klasit të lartë.

Ky investim ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve kroatë, të cilët kanë kërkuar më shumë informacione nga ‘Gener 2’, por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje.

Përveç kompanisë shqiptare, në të njëjtën zonë në Zagreb po ndërtohen edhe tre hotele të tjera luksoze, pak metra larg njëri-tjetrit dhe me vlera që arrijnë deri në 14.5 milionë euro.

Të fundit