Flash News

KRYESORE

Kompania e 'preferuar' e Veliaj, tenderat që ka fituar ‘Fusha sh.p.k’ nga Bashkia e Tiranës

‘Fusha Sh.pk’ është kompania e cila u denoncua sot nga Partia Demokratike dhe së cilës ‘do t’i jepet falas e gjithë qendra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi’.

Por duket se kjo firmë, është e preferuar e Bashkisë së Tiranës pasi ka fituar edhe tendera të tjerë në kryeqytet. Në nëntor të vitit të kaluar, kësaj kompanie ju dhanë dy tendera, pa u zhvilluar garë, nga bashkia e Tiranës, për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë).

Gjithashtu përgjatë 2 viteve të fundit, ‘Fusha Sh.p.k’ arriti të fitojë të 3 tenderat për ndërtimin e sheshit “Skëndërbej”, me vlerë totale 12.6 milionë euro.

‘Fusha Sh.p.k’ ka fituar edhe disa tendera nga qeveria qendrore, Rikonstruksioni Ministrisë së Brendshme por edhe koncensionin e hidrocentralit të Kalivaçit, me vlerë 125 milion euro.

Të fundit