Flash News

KRYESORE

Kompania e Sotës/ Restaurimi i komisariatit, me vlerë sa ai i Ministrisë së Brendshme

Kompania e Orest Sotës ka restauruar komisariatin nr. 6 në Tiranë në kohën kur Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm.

Vlera e restaurimit të kësaj godine ka qenë 219, 483, 552 lekë, ose rreth 2 milionë dollarë, shifër fare e përafërt me vlerën e restaurimit të Ministrisë së Brendshme, restaurimi i së cilës kostoi 2.2 milionë euro. 

Me dallimin se komisariati në fjalë, është më i vogël se çereku i ministrisë së Brendshme, ndërkohë që vlerën për punimet e ka patur thuajse të njëjtë.

Ky fakt, ngre edhe më tepër dyshime që patentat e Saimir Tahirit të jenë gjendur rastesisht sot në makinën e Orest Sotës, të birit të Lefter Sotës, biznesmenit të fuqishëm të hekurit nga Vlora dhe botues i portalit Tirana Observer.

Më poshtë mund të shihni foto nga punimet e komisariatit nr. 6 në Tiranë nga ana e firmës Eco Construction&Partners, firmë në pronësinë e Orest Sotës.

Të fundit