Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kompania me të cilën punonte Klement Çupi, postim për të ndjerin: Kishte zemër flori
Klement Çupi ndoshta ishte rasti më i dhimbshëm i viktimave të tërmetit në Shqipëri, pasi të gjithë ne kishim mundësinë ta shihnim e të përjetonim shpresën se "mos ja hodhi" bashkë me të. Klementi është djali i cili iku nga kjo jetë duke buzëqeshur dhe ashtu nën rrënoja na dha shpresë ne që luteshim për jetën e tij dhe vetës për të jetuar.
Por pavarësisht punës së madhe të forcave të specializuara dhe gjithë luftës së tij me jetën, ai nuk ja doli dot. Klementi nuk ia doli dot.
Ai punonte si taksist në Angli dhe kishte një javë që ndodhej në Shqipëri, ku do fejonin vëllanë e tij, i cili është i vetmi që ka shpëtuar në familjen e tyre.
Kompania 001 Taxis-Oxford ka bërë një dedikim prekës për punonjësin e tyre që nuk jeton më. Në faqen e tyre zyrtare shkruhet se ai ishte i qeshur dhe me zemër të mirë dhe gjithashtu kanë njoftuar se do ndihmojnë pjesëtarët e mbetur të familjes me donacione:
Postimi i plotë:
"Apel"
Me trishtim shumë të madh ju njoftojmë se kemi humbur një nga punonjësit tanë të mrekullueshëm, Klement Çupin, në tërmetin tragjik në Shqipëri. Klem ishte gjithmonë i qeshur, gjithmonë bënte shaka dhe kishte një zemër flori. Atë e donin të gjithë, që ishim me fat që e kemi njohur. Është një humbje e madhe për gjithë stafin 001, shoferët dhe përfshirë klientët.
Klem shkoi në shtëpi në fundjavë për të kaluar kohë me familjen e tij para sezonit të festave, kur kjo tragjedi i goditi teksa flinin. Për fat të keq, ai ka humbur dhe prindërit e tij në këtë tërmet.
Tani po mbledhim fonde për të mbështetur pjesëtarët e mbetur të familjes nga tre anëtarët që humbën.
Më poshtë keni një link ku mund të dhuroni nëse keni dëshirë.
Ne gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë të gjithë shoferët dhe stafin tonë që kanë dhuruar tashmë.
Bëni një donacion: https://bit.ly/2OJBqUV