Flash News

KRYESORE

Kompania që udhëheq tregun e orëve inteligjente

Tregu i orëve inteligjente, byzylykëve të fitnesit dhe matëvse të aktivitetit fizik është në rritje në mbarë botën.

Sipas IDC, tregu u rrit me 31.4% në mbarë botën në tre mujorin e fundit të 2018-ës duke arritur në 59.3 milionë njësi. Në tërësi gjatë 2018-ës, u shitën 172.2 milionë njësi, një rritje me 27.5% krahasuar me 135 milion njësitë e shitura në 2017.

Firma analitike IDC thotë se rritja në tre mujorin e fundit erdhi si rezultat i prezantimit të modeleve të reja në dhjetor.

Apple është lideri i qartë i këtij lloj tregu me 16.2 milionë njësi të shitura në tre mujorin e fundit të 2018-ës. 10.4 milionë ishin orë Apple Ëatch ndërsa pjesa tjetër 5.8 milion AirPods dhe kufjet Beats.

Xiaomi rrëmbeu vendin e dytë me 7.2 milionë njësi të shitura në tre mujorin e katërt. Gjatë gjithë vitit shiti 23.3 milionë njësi një rritje me 43%.

Këtë tre mujor Huawei vinte në vendin e tretë me 5.7 milionë njësi, por gjatë vitit shiti vetëm 11.3 milionë njësi, më pak se Fitbit me 13.8 milionë njësi.

Të fundit