Flash News

KRYESORE

Kompanitë amerikane të fluturimeve devijojnë hapësirën ajrore ruse

Kompanitë amerikane të fluturimeve devijojnë hapësirën

Kompanitë ajrore amerikane filluan të devijojnë avionët e tyre nga hapësira ajrore ruse, disa orë para përfundimit të një marrëveshjeje me Moskën për korridoret ajrore, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

Çdo ditë, dhjetëra fluturime tregtare amerikane kalojnë hapësirën ajrore ruse për të arritur sa më shpejt në destinacionin e tyre në Azi, por marrëveshja mes dy vendeve dhe dakordësia e tyre për këtë autorizimim përfundoi dje në orën 23:59 GMT.

Sipas zëdhënëses të diplomacisë amerikane, Heather Nauert, ambasadori i SHBA-së në Moskë, Jon Huntsman, tentoi të zhbllokonte situatën në minutën e fundit.

Zyrtarë të aviacionit civil rus do të merrnin pjesë këtë javë në diskutimet e Departamentit të Shtetit në Uashington, por ata kanë anuluar vizitën e tyre.

Të fundit