Flash News

KRYESORE

Kompetencat e Thaçit për shpërndarjen e Kuvendit dhe mandatimin e kryeministrit të ri, Kurti kërkon opinionin e ‘Venecias’

Kompetencat e Thaçit për shpërndarjen e Kuvendit dhe mandatimin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias, lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sa i takon shpërndarjes së Kuvendit dhe dekretimin e kryeministrit të ri të propozuar.

“Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision. Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Kujtojmë se dy ditë më parë,  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Por në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim anti-kushtetues.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta pezullojë përkohësisht vendimin e presidentit të Kosovës, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Të fundit