Flash News

KRYESORE

Kompeticionet evropiane, dy ekipet e Kosovës që do të marrin pjesë

Kompeticionet evropiane, dy ekipet e Kosovës që do të marrin

Drita dhe Prishtina me shumë mundësi do të jenë ekipet e vetme në kampionatin e Kosovës, që do të garojnë në kompeticionet evropiane këtë verë.

Sipas Federatës Kosovare të Futbollit, ekipi i Vëllaznimit nuk i përmbush kushtet e licencimit, dhe kjo gjë i limiton në vetëm dy zgjedhje, që janë dhe Prishtina.

Kampioni i Kosovës, sipas sistemit të ri të garave të UEFA-s për periudhën 2018-2021, do të fillojë rrugën drejt Ligës së Kampionëve në fazën paraeliminatore. Kjo, sepse Kosova është e fundit në renditjen e federatave sipas koeficientit të UEFA-s.

Kampioni i Kosovës do të garojë me kampionin e San Marinos, Andorrës dhe Gjibraltarit dhe në rast se e kalon këtë fazë do të marrë pjesë në fazën e parë të kualifikimeve. Ndeshjet e këtij raundi zhvillohen në formë turneu, në Gjibraltar.

Të fundit