Flash News

KRYESORE

Kompozitori reagon për versionin e ri të Himnit Kombëtar: Turp!

Kompozitori reagon për versionin e ri të Himnit Kombëtar: Turp!

Kompozitori Gazmend Mullahi ka reaguar sa i takon versionit të himnit shqiptar që është publikuar në videon që kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetin social Facebook pas rekomandimit që ju bë Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“A doni të shihni se ç’pamje dhe çfarë shije ka skandali se si mund te shpërfytyrohet Hymni Kombëtar Shqiptar ?

I konsideruar si një nga hymnet më të bukur dhe më profesional në botë

dëgjojeni këtë kolonë zanore se çfarë u sugjeron një Ministre Kulture Shqiptareve, kryekëput amatore.

A e meritojnë Shqiptarët këtë?

Turp!!”, shkruan Mullahi në rrjetin social Facebook, teksa ka publikuar edhe videon e cila është shpërndarë nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Të fundit