Flash News

KRYESORE

Komunikimi i javës, Rama: Nuk jam përherë dakord me gjithçka thotë Lu

Komunikimi i javës, Rama: Nuk jam përherë dakord me

Në komunikimin e javës, kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me kanabizimin e vendit duke thënë se viti 2017 bëri të mundur daljen e Shqipërisë nga lista e zezë. Ai deklaroi se nga ligji do të preken të gjithë ata që janë kapur në shkelje, qoftë më kollare apo pa kollare. Ai ndër të tjera tha se do të dënohen të gjithë ata të cilët që do të kapen me gomone apo me kollare si dhe do të marrë në dorë kontrollin e burgjeve.

Rama ka falënderuar të gjithë ata të cilët po ndihmojnë për të luftuar krimin në  vend. Ai është ndalur te policia e shtetit fqinj, Italia, si dhe ndërkombëtarët ku permendi  ambasadorin Lu për të cilin tha se nuk e mbështet për të gjitha ato që ka thënë, por e falënderon  për të gjitha të mirat që ka bërë për Shqipërinë.

“Më mbush me shpresë dhe optimizëm përfshirja e agjentëve të FBI-së në këtë përpjekje të madhe dhe të vendosur që kemi ndërmarrë, jam shumë falënderues në emër të çdo shqiptari që do shtet në këtë vend, jo vetëm pa diskutim drejtorit të FBI-së dhe të dërguarit të tij të cilët vijnë këtë javë në Tiranë. Ambasadorit Lu, padyshim, me të cilin nuk jam përherë dakord me gjithçka thotë, por jam gjithnjë dakord dhe me shume mirënjohje për gjithçka bën në të mirë të Shqipërisë. Ashtu siç u jam thellësisht mirënjohës edhe partnerëve italian, qeverisë mike të Italisë, Ministrisë së Brendshme të vendit mik”,- u shpreh Rama.

Në mbyllje të komunikimit të tij javor Rama ka thënë se votat që ka fituara në zgjedhjet e 25 qershorit është një borxh për Shqipërinë, për fëmijët e tij, për fëmijët e atyre që luftojnë politikisht dhe fëmijët e atyre që janë përfshirë në krim.  

Të fundit