Flash News

KRYESORE

Komunikimi javor i Ramës: pas Saliut, fajin e ka Qeveria e koalicionit

Komunikimi javor i Ramës: pas Saliut, fajin e ka Qeveria e koalicionit

Kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në 2013, Rama fajësonte ish-Kryeministrin Sali Berisha për keqqeverisje: fajin e kishte Saliu.

Pas 4 vitesh nga largimi i Berishës si Kryeministër, Rama gjen një fajtor tjetër, këtë radhë fajin për çdo gjë e ka qeveria e koalicionit.

Në komunikimin e tij javor, pas përmendjes së punëve të qeverisë së tij ai nuk harron të përmend se ‘fajtorin’: “Së bashku në koalicionin e madh me ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi ne do të bëjmë të mundura shumë gjera që deri më sot koalicionet e partive na i kanë bërë padrejtësisht të pamundura për Shqipërinë që duam."

“Sot do t’iu siguroj se pavarësisht pengesave të qëllimshme nuk e kemi lënë punën.

Nuk ka asnjë sekondë kohë për të humbur me llafe politike. Shqipëria do të jetë më afër BE-së dhe kjo është mbi të gjitha përgjegjësia ime, por jo vetëm puna ime por e të gjithëve së bashku.

Kisha propozuar një pakt për të punuar së bashku për këtë dhe disa objektiva, por nga opozita mora vetëm mallkime dhe akuza pa kufi. Ata janë pa vizon dhe ide, fatkeqësisht as forca morale s’i vë dot mbi interesat e tyre të vajtueshme.

Në këtë rrugë të së ardhmes nuk ka ne dhe ju, por bashkëqeverisje me njerëzit si të barabartë mes të barabartëve.

Komisioni i Vetting-ut është mbledhur dhe do të japi rezultatet e para shumë shpejtë.  Siç mbështetëm Vetting-un ashtu do të mbështesim dhe  jetsimin e aspiratës kombëtare dhe popullore për drejtësi në këtë vend. Së bashku në koalicionin e madh me ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi ne do të bëjmë të mundura shumë gjera që deri më sot koalicionet e partive na i kanë bërë padrejtësisht të pamundura për Shqipërinë që duam.

Faleminderit dhe javë të mbarë" është shprehur Rama.

Të fundit