Flash News

KRYESORE

‘Komunikimi Javor’, Rama: Rilindja urbane do të shtrihet përtej qendrave të qyteteve

‘Komunikimi Javor’, Rama: Rilindja urbane do të shtrihet

‘Komunikimi Javor’ i kryeministrit këtë të diel ka qenë një komunikim i shkurtër dhe i fokusuar te Rruga e Arbrit dhe rilindja urbane. Rama ka deklaruar se në këto katër vite projekti i rilindjes urbane do të shkojë përtej qendrave të qyteteve drejt zonave rurale, kjo sipas kryeministrit për të nxitur zhvillimin e turizmin malor në të gjithë Shqipërinë.

“Shqipëria që duam është vetëm në dorën tonë ta bëjmë të vërtet. Është me të vërtetë për të ardhur keq kur shikon kazanin e politikës që zien.

U deshën shumë hapa të vegjël për të nisur Rrugën e Arbrit, u deshën 4 vite për të ardhur deri këtu, ama erdhëm, jo si ata që premtuan dhe nuk erdhën.

Kështu do të bëjmë edhe në këto katër vite. Kemi dhe shumë projekte të tjera. Merreni me mend që në 27 vite natën ndriçon vetëm aksi Tiranë-Rinas. Në këto 4 vite rilindja urbane do të shkojë dhe në periferi, duam të nxisim jo vetëm turizmin bregdetar por edhe atë malor, si fillim duke çuar rrugët në të gjitha zonat e bukura në vend”, ka deklaruar Edi Rama.

 

 

Të fundit