Flash News

KRYESORE

Komunikimi në distancë, Hajdari refuzon përfundimisht ftesën e Patozit

Komunikimi në distancë, Hajdari refuzon përfundimisht ftesën

Kordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ftoi sërish deputeten Rudina Hajdari t’i bashkohet forcës së re politike. Në orën 19:30 në studion e lajmeve në Abc News, Patozi u shpreh se “ajo [Rudina Hajdari]  është e mirëpritur çdo ditë që nga sot deri kur ta mendojë tek ky projekt sepse nuk është projekti im, por i shumë njerëzve. Është në të drejtën e saj sepse njeriut i duhet lënë koha për të gjetur dhe ai momentin e vet”.

Megjithatë në orën 22:00, në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, Hajdari refuzoi ftesën duke shtuar se “Zotit Patozi i uroj suksese, por do vazhdoj rrugën time”. Hajdari u përfol si kryetare e BD, por u tërhoq në momentet e fundit sepse nuk pati mbështetjen e grupit parlamentar demokrat për të qenë drejtuese e një fraksioni të ri politik.

Mes emrave që kundërshtuan këtë levizje janë: Halil Jakimi, Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani dhe Korab Lita.

Të fundit