Flash News

KRYESORE

Komuniteti Mysliman liron nga detyra Myftiun e Tiranës, kush vjen në vend të Ylli Gurrës

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë liron nga detyra Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë institucioni, ndërsa bëhet me dije se në vend të Gurrës është emëruar Lauren Luli.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri të Tiranës, zotin Luli.

Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.

Kush është Lauren Luli

Myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e Lulit në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.

Ish Myftiu i Tiranës Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Të fundit