Flash News

KRYESORE

Komuniteti shqiptar i Bostonit bëhet bashkë, shpëtojnë jetën e 2-vjeçarit të sëmurë me zemër

Komuniteti shqiptar i Bostonit bëhet bashkë, shpëtojnë

Anëtarët e komunitetit shqiptar të Bostonit u bënë bashkë në mbështetje të një djali 2-vjeçar nga Kosova, i cili ka nevojë për një operacion në zemër në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit. Shoqata e Kosovës së Bostonit dhe Shoqëria Shqiptaro-Amerikane e Massachusetts ndihmuan në sigurimin e fondeve për Rubin Gashin.

Gashi vuan nga sëmundja Kawasaki, një sëmundje e fëmijëve e njohur si sindromë limfocite ‘mucocutaneous’ që i shkaktoi komplikime në zemër dhe gjakderdhje që i rrezikonin jetën.

Trajtimi mjekësor i tij pa pagesë në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit u koordinua nga “Gift of Life International” që ndihmon fëmijët me defekte të zemrës në vendet në zhvillim.

Artikulli origjinal: http://www.bostonherald.com/news/local_coverage/2018/02/tot_inspires_good_samaritans

 

Të fundit