Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Gjëja më e shëmtuar në lidhje me poshtërsitë apo krimet e kryera në mënyrë sistematike dhe të organizuar është përpjekja për t’i normalizuar ato. Përgjatë historisë ka patur shumë dhunë e vrasje, por asnjëherë në përmasën e atyre të totalitarizmave të modernitetit, sidomos sa i takon organizimit dhe racionalizimit të tyre. Për këtë, Edward Herman, një filozof i njohur, profesor në Universitetin Wharton, Pensilvania, thotë se këto veprime të ndyra, degraduese, vrastare të patregueshme bëhen rutinë dhe pranohen si “mënyra se si janë gjërat”. Herman shpjegon se si ky proces arrin të normalizojë të pamendueshmen.
Kështu ka ndodhur me makinerinë vrastare në regjimet fashiste, komuniste dhe në përgjithësi, në ato totalitare. Ka patur një ndarje të rëndomtë të punës dhe racionalizim të të pamendueshmes në këtë proces të organizimit të krimit: disa bëjnë torturat, disa vrasin, disa marrin trupat, disa hapin rubinetat e ujit të pastrimit, disa bëjnë kërkime për dhoma më efikase gazi, disa komandojnë makinat që i transportojnë të burgosurit etj. Po ashtu disa mbajnë në këmbë makinerinë e propagandës duke tjerrë mashtrime, duke manipuluar njerëz, duke lavdëruar krimet, duke shkruar histori. Lisa Peattie, një antropologe e Institutit të Teknologjisë së Massachusetts, në një ese të mrekullueshme, “Normalizmi i të pamendueshmes”, përshkruan se si në kampet naziste të vdekjes gjithçka është e normalizuar, e racionalizuar dhe rutinë. Koncepti i zhvilluar nga Herman dhe Peattie përdoret sot gjerësisht për të kuptuar, jo vetëm kryerjen e këtyre krimeve të tmerrshme, por edhe mbrojtjen e tyre, justifikimin apo zbukurimin e tyre.
Në Shqipëri, një grup historianësh që vijnë nga koha e komunizmit mbrojnë me forcë idenë se Enver Hoxha dhe Partia Komuniste zhvilluan luftën çlirimtare kundër fashizmit dhe e renditën vendin tonë në anën e fuqive fituese duke garantuar pavarësinë. Vitet e fundit, që nga ardhja e Ramës në pushtet, këta zëra janë bërë më të thekshëm. Atyre iu janë bashkuar festimet me portrete të Enver Hoxhës, me thirrje veteranësh për diktatorin dhe Partinë Komuniste. Kryeministri, deputetë dhe ministra, kanë qenë të pranishëm në këto ngjarje, ndërsa disa prej tyre kanë folur për Enver Hoxhën si udhëheqës i luftës. E gjithë kjo të çon domosdo tek konceptet e normalizmit të të pamendueshmes. Partia komuniste shqiptare nuk luftoi kundër fashizmit, as e çliroi vendin dhe as e renditi Shqipërinë në anën e koalicionit fitues.
Komunizmi dhe fashizmi janë të dyja ideologji totalitare që prodhuan krimet më të mëdha që ka njohur njerëzimi. Harry Binswager, filozof i njohur amerikan, thotë se ekuivalenti politik i spektrit arsenik-cianur është fashizëm-komunizëm. Pra komunizmi dhe fashizmi janë si cianuri dhe arseniku: helme vdekjeprurës. Ayn Rand, një nga mendjet më të mprehta të filozofisë politike shekullin që kaloi, thotë se për ideologjinë komuniste si dhe për atë fashiste puna dhe jeta e njeriut i përkasin shtetit, i cili mund t’i marrë ato në varësi të asaj që atij i duket e mirë kolektive apo tribale. Dy prej historianëve më të mëdhenj të Europës së pas luftës së dytë botërore, francezi François Furet dhe gjermani Ernst Nolte, autorë të një libri monumental mbi këtë çështje, thonë se fashizmi dhe komunizmi përfaqësojnë dy mishërime të pranisë shkatërrimtare të djallëzores në histori. Profesori i Universitetit të Maryland-it, Vladimir Tismaneau thotë se këto dy totalitarizma shfarosin çdo ide politike, sociale, kulturore tradicionale në lidhje me të mirën dhe të keqen. Në librin, “E keqja në histori: Fashizmi, Komunizmi dhe disa mësime nga shek. 20”, ai shkruan se “fatkeqësitë që mbjellin këto ideologji prodhohen nga e njëjta forcë shkatërruese, ato janë dy anë të një monedhe”. Stiven Pinker, një filozof i Harvard-it, barazon në mënyrë të veçantë ideologjinë komuniste me dhunën dhe gjenocidin. Në hyrjen e “Librit të Zi të Komunizmit” historiani francez Stéphane Courtois thotë se komunizmi si edhe nazizmi është një destruksion i përkufizuar nga krimi dhe gjenocidi. Ndryshimi është se nazizmi drejtohet nga raca, ndërsa komunizmi nga klasa sociale.
Partia Komuniste në Shqipëri ka kryer përgjatë viteve të luftës shumë krime, por gjatë viteve kur drejtoi vendin ajo e shndërroi shtetin në një mekanizëm vrasës në shërbim të saj. Është e pakuptueshme se si një totalitarizëm i tillë mund të tejkalojë vlerat që mbron dhe të luftojë në emër të së mirës, fashizmin. Partia komuniste nuk ka qenë antifashiste. Ajo mund të ketë qenë kundër fashizmit për arsye se nuk mund të kishte vend për të dyja ideologjitë njëkohësisht dhe për shkak se kundër tij ishte gjithë komunizmi botëror, pas sulmit të Gjermanisë ndaj BS (para këtij sulmi komunistët ishin aleatë me fashistët).
Partia Komuniste dhe Enver Hoxha nuk e çliruan vendin dhe nuk sollën lirinë, siç thonë disa. Liria është një kategori e diskutuar gjatë dhe shumica e mendimit mbi të, që prej Greqisë së vjetër, e sheh atë të përkufizuar nga trupi tek shpirti, nga politikja tek socialja, nga individualja tek komunitarja. Ruhus Fears një profesor i historisë së qytetërimit të Universitetit të Oklahomës thotë se ajo ka tre komponentë: 1) liria kombëtare, liria nga dominimi i huaj, 2) liria politike, liria për të zgjedhur drejtuesit dhe qeverinë dhe 3) liria për të jetuar sipas mënyrës që gjithkush e gjen më të drejtë, por pa dëmtuar shoqërinë dhe perspektivën e saj.
Sa i takon lirisë kombëtare, lirisë së vendit ndaj dominimit të huaj gjithkush e ka të qartë se qeveria shqiptare në 1944 apo 1945 ishte të paktën po aq e varur nga jugosllavët sa ishte e varur secila nga qeveritë shqiptare të viteve 1939-1944, në mos edhe më shumë. Është i njohur roli i jugosllavëve në politikat e qeverisë komuniste, në arrestime, vrasje patriotësh, por edhe kundërshtarësh, torturime etj. Fakti që nuk kishte ushtri të huaj nuk e bën më të lehtë mungesën e lirisë. Një robëri apo një krim është njëlloj i tmerrshëm pavarësisht kombësisë së atij që e bën. Në lidhje me liritë politike, lirinë për të zgjedhur drejtuesit e vendit, dihet se qeveria e Enver Hoxhës mbyti gjithçka. Shqipëria qe një diktaturë e egër ku nuk lejohej as liria e të menduarit, le pastaj ajo e të shprehurit e më tej, ajo e organizimit politik. Po kështu edhe liria për të zgjedhur mënyrën e jetesës nuk ekzistonte në Shqipëri. Kështu, të thuash sot se Partia Komuniste dhe Enver Hoxha sollën lirinë apo ndihmuan në ardhjen e saj, është mashtrim.
Në lidhje me faktin që Enver Hoxha dhe Partia Komuniste e renditi Shqipërinë në anën e koalicionit antifashist fitues, sërish jemi përpara një falsiteti logjik. Komunistët shqiptarë menjëherë iu kundërvunë perëndimit sapo mbaroi lufta, gjë që tregon se ata nuk kishin lidhje me asnjë vlerë të perëndimit. Ata mbetën të lidhur me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik. Pra Komunistët shqiptarë nuk e renditën Shqipërinë në asnjë koalicion fitues apo antifashist. Ata e renditën Shqipërinë në koalicionin stalinist që kërkonte të mundte fashizmin për të qenë ata ideologjia e vetme totalitare që do të merrte pushtetin. Shqipëria në 1944 u pushtua nga një regjim totalitar.
Sot historianët, politikanët apo të tjerë zëra që flasin për luftë antifashiste të komunistëve dhe Enver Hoxhës, që mbrojnë idenë se komunistët shqiptarë çliruan vendin apo na renditën në anën e fituesve, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se dëshmojnë përpjekjen për të normalizuar të pamendueshmen. Ata sillen njëlloj si hetuesit e diktaturës, gjyqtarët, oficerët e sigurimit, të degëve të punëve të brendshme, njerëzit e propagandës, njerëzit e lidhjes, njerëzit e Komitetit Qendror etj. që kishin secili rolin e tyre rutinor në makinerinë çnjerëzore ku masakroheshin jetë dhe njerëz. Ata janë në një përpjekje të pandalshme për të normalizuar të pamendueshmen.
Filozofi Edward Herman dhe antropologia Lisa Peattie e zhvilluan këtë koncept nisur nga koncepti i banalitetit të të keqes. Për të kuptuar më mirë arsyet pse kemi sot historianë, politikanë apo gazetarë që “normalizojnë të pamendueshmen” duhet të shohim pak ç’është banaliteti i të keqes. Këtë koncept na e ka dhënë Hannah Arendt, një filozofe e jashtëzakonshme, e cila u përpoq të shpjegojë se cilët janë njerëzit që përfshihen në zinxhirin kriminal të totalitarizmave. Arendt ndoqi nga afër gjyqin (në Jeruzalem) ndaj Adolf Eichmanit, një funksionar i lartë nazist, i akuzuar se kishte luajtur rol të rëndësishëm në holokaustin ndaj hebrenjve.
Arendt u trondit kur pa se Eichmann ishte një njeri i zakonshëm, mesatar, që fliste shtruar dhe që nuk kishte asnjë brejtje ndërgjegjeje. Eichmann u shpreh në gjyq se ai i besonte Hitlerit dhe doktrinës së tij dhe se gjithçka e kishte kryer në përmbushje të imperativit kategorik kantian, “vlerësimin e motivit apo qëllimit për të vepruar.” Me fjalë të tjera ai tha se kishte bërë detyrën. Eichmann kishte çuar drejt dhomave të gazit mijëra hebrej, në një proces rutinor, me zell, pa menduar asnjë çast mbi jetët e tyre. Arendt thotë se ai funksiononte me klishe dhe nuk mendonte: thjesht ndiqte liderin. Për Hannah Arendt ky është banaliteti i së keqes: të vepruarit me klishe, verbërisht dhe pa menduar, në bindje ndaj liderit. Këta njerëz e kanë shumë të thjeshtë të normalizojnë të pamendueshmen sepse ata nuk mendojnë. Kjo ndodh me historianët tanë e me gjithkënd që normalizon me shkrime, intervista, takime e shaje të kuq, të pamendueshmen mbi atë çfarë ka qenë Enver Hoxha dhe Partia Komuniste. Klisheja ka fuqinë të shkëpusë kontaktin me realitetin dhe të vdesë mendimin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38