Flash News

KRYESORE

Koncensionet e rrugëve, gazetari Erebara: Skema më e madhe piramidale në historinë e Shqipërisë

Koncensionet e rrugëve, gazetari Erebara: Skema më e madhe piramidale

Gazetari Gjergj Erebara i krahasoi ndërtimet e rrugëve në vendin tonë permes koncesioneve me një katastrofë të ngjashme me firmat piramidale të vitit 1997.

I ftuar në emisionin 'Open' në Top Channen, ku ishte i ftuar Ministri i Energjitikës dhe Insfrastrukturës, Damian Gjiknuri, gazetari i 'Birn' paralajmëroi se PPP-të rrezikojnë demokracinë e vendit.

“Katastrofë e ngjashme me firmat piramidale. Themel që rrëzon demokracinë. Ky është shkatërrim social, jo ekonomi. 1.2 miliardë lekë janë dy herë më shumë se paratë që vendi ka humbur në firmat piramidale. Skema më e madhe piramidale në historinë e Shqipërisë”, pohoi Erebara.

Deklaratat e tij u mohuan nga Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili pohoi se çdo koncesion është bërë konform rregullave.

http://politiko.al/vasili-u-jep-fjalen-live-banoreve-te-unazes-se-re-gjiknuri-nuk-eshte-normale/

Të fundit