Flash News

KRYESORE

Koncert “live” dhe falas në Instagram nga këngëtarët më të mirë në botë, mësoni oraret

Koncert “live” dhe falas në Instagram nga
Me eventet dhe baret e mbyllura nga cep në cep të botës, më poshtë do keni një udhëzues me përmbajtjen më të mirë muzikore që do të transmetohet këto ditë që jemi të karantinuar nga pandemia COVID-19. Ndërsa kombe të ndryshme po përshtaten me realitetin e ri të jetës në vetë-karantinë, në mes të pandemisë së kronavirusit, një numër i madh artistësh dhe institucione të ndryshme muzikore kanë marrë përsipër të ofrojnë “koncert falas” nga shtëpitë e tyre, përmes platformave sociale, kryesisht Instagram dhe Facebook. Nuk do keni mundësinë t`i shihni më falas këngëtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ndaj përfitoni që këto kohë të mbyllur të shihni e të shijoni muzikë të mirë. Fedez, është ndër të parët që filloi të bënte koncerte nga dritarja e shtëpisë së tij. Duke qenë se Italia ishte shteti i parë në Evropë më i prekuri nga koronavirusi me një bilanc tragjik vdekjesh të infektuarish, reperi ka gjetur një mënyrë origjinale për të qenë pranë fansave të tij dhe gjithë atyre që duan të dëgjojnë muzikë. Çdo ditë në orën 18:00 ai lidhet live nga profili i tij në Instagram ku edhe shpesh lidhet me këngëtarë të tjerë italianë dhe këndojnë bashkë.
 
View this post on Instagram
 

Concertone dal balcone! Positività ed energia ❤️🇮🇹💪🏻

A post shared by FEDEZ (@fedez) on

Miley Cyrus do të mbajë në orën 17:30 (me orën evropiane e ndërsa atë amerikane në 11.30 a.m) një koncert live në Instagram. Këngëtarja ka planifikuar ta bëjë këtë nga e hëna në të premte.
 
View this post on Instagram
 

MOOD until further notice 🌈 ( Watch Bright Minded: Live With Miley Mon-Fri 11:30am-12:30pm PT )

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Coldplay gjithashtu ka mbajtur mbrëmë një koncert nga shtëpia, ku ka nxitur dhe John Legend ta bëjë. Nuk dihet nëse do të vazhdojnë në vazhdim, por që të jeni të sigurte, bëni Follow dhe ndiqni njoftimet që bëjnë. Koncerte nga dy legjenda të muzikës në botë, nuk mund të humben.
 
View this post on Instagram
 

Chris played a mini gig at home earlier today on IG Live. @glblctzn @WHO @JohnLegend #TogetherAtHome

A post shared by Coldplay🌙☀️ (@coldplay) on

John Legend jo vetëm që dha koncert dhe na kënaqi me këngët e tij, por edhe me bashkëshorten kaq simpatike, Chrissy Teigen, e cila di gjithmonë të tërheqë vëmendjen (e kemi fjalën për peshqirin, nëse se keni parë ende, hidhini një sy kësaj videos poshtë).
Dhe këtej në Shqipërinë tonë të bukur (përveç memeve pafund) ka dhe njerëz që dinë të bëjnë art, siç janë çifti Marsel Çibukaj dhe Vitmar Basha të cilët prej disa ditësh japin koncert nga shtëpia e tyre, live dhe falas përmes Instagramit në orën 18:00.

Të fundit