Flash News

KRYESORE

Koncerti i Elvanës ‘live’ apo ‘playback’? Besa sqaron dyshimet e Ledinës

Koncerti i Elvana Gjatës edhe pse 9 ditë që është zhvilluar, ende po ‘lakohet’ nëpër media dhe kjo mund të ketë rezlizuar synimet e këngëtares.

Dhe pse jo e ftuar, Ledina Çelo ka shprehur  publikisht mendimin e saj për koncertin e Elvanës madje dhe duke ironizuar duke thënë se koncerti ishte playback. Këtë e shprehu me anë të një postimi në Instastory ku shkruante “Pse playback o yllo”.

Vetë Elvana nuk ka reaguar, ka qenë mikesha e saj Besa Kokëdhima që ka ironizuar duke ia kthyer Ledinës me të njëjtën monedhë, po në  Instastory.

“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe. Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – shkruan Besa me ironi. 

Të fundit