Flash News

KRYESORE

Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë, sa do të kushtojë një biletë?

Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë, sa do të kushtojë

Para pak javësh, këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa ka njoftuar se më 10 gusht do të jetë në Prishtinë për të performuar, duke qenë se do të nisë turneun e saj muzikor në Evropë.

Megjithatë, Dua nuk ka bërë ende të ditur se sa do të kushtojnë biletat dhe kur do të fillojë shitja e tyre.

Përgjigjen e ka dhënë babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili i ftuar në emisionin “NIN” është shprehur se shitja e biletave do të fillojë në fund të muajit mars dhe çmimi do të jetë në përputhje me standardet e jetesës së qytetarëve të Kosovës.

Përveç Dua Lipës, në turneun muzikor do të marrë pjesë edhe këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Albert Stanaj.

Të fundit