Flash News

KRYESORE

Koncesioni i kontrollit të pompave të naftës, ish-deputeti: Pronari i kompanisë, mik i vëllait të Ramës

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj denoncon sërish lidhur me skandalin e koncesionit të kontrollit të pompave të naftës.

Teksa publikon dokumentet përkatëse, Shehaj thekson se shtohen dyshimet nëse është bërë tender i mirëfilltë për këtë kontratë dhe se  pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë sipas tij në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama.

“Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.

Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që ekziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit”, shkruan Shehaj në denoncimin e radhës.

Të fundit