Flash News

KRYESORE

Koncesioni i sterilizimit, mjeku Koni përfundon dëshminë në SPAK: Pse dyshojmë se është korruptiv

Koncesioni i sterilizimit, mjeku Koni përfundon dëshminë në

Mjeku Artan Koni ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ose SPAK, e cila ka nisur të shqyrtojë kallëzimin e parë të depozituar nga ‘Nisma Thurje’.

Sipas Konit, i thirrur nën cilësinë e kallëzuesit nga SPAK, ka dyshime se ky koncesion është cilësuar si korruptiv dhe për këtë ka dhënë disa detaje që ndihmojnë prokurorët.

“Unë dhashë detaje si është bërë llogaria. Nuk mund të them çdo gjë për hetimin, ishte deklaratë për të ndihmuar prokurorin si bëhet llogaritja për sterilizimin. Ne kemi dyshim se është koncesion korruptiv, tani mbetet të vlerësohet nga prokuroria dhe cilët janë fajtorët. Baza janë kostot ekonomike e një koncesioni që paguajmë 17 mln euro në vit, pra për një set kosto është 2.4 euro, ndërsa koncesionit i paguajmë 190 euro”, tha mjeku, i cili tha se ka dhënë vetëm detaje të kallëzimit të bërë dy javë më parë dhe jo prova të reja.

Të fundit