Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Koncesioni në Tiranë-Durrës, Gjergj Buxhuku: Bizneset do të goditen trefish
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet kundër dhënies me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës si dhe vendosjen e një tarife për të kaluar. Ai argumenton për ‘Ora News’ se ajo rrugë është ndërtuar me lekët e buxhetit dhe qytetarët e paguajnë njëherë taksën e qarkullimit. Sipas Buxhukut, ministrja Balluku nuk ka marë parasysh asnjë rekomandim të institucioneve ndërkombëtare për të mos dhënë koncesione me ofertë të pakërkuar, ndërkohë që ky koncesion do të ketë kosto të trefishtë për bizneset.
“Bizneset goditen trefish nga vendosja e një takse në rrugën kaq strategjike siç është Tiranë-Durrës. Së pari, bizneset goditen nga fakti se rriten drejtëpërdrejtë kostot e tyre. Së dyti, fakti që taksohen qytetarët do të thotë se taksohen konsumatorët që do kenë më pak para për të shpenzuar. E treta, bizneset dhe qytetarët paguajnë njëherë për mirëmbajtjen e rugëve përmes taksës së qarkullimit”, thotë ai.
Biznesi e konsideron abuziv këtë koncesion në një kohë që rrugët alternative edhe nëse rikonstruktohen nuk plotësojnë standardet. Sipas Buxhukut, ky vendim është një barrierë në mes të dy qyteteve që synojnë të bashkohen.
“Të vendosësh pagesën në përdorimin e rrugëve në kohën që ti nuk ke një strategji të qartë se çfarë do të bëhet, si do të menaxhohen këto rrugë. Nëse vendosja e këtyre tarifave do të prekë apo jo ekonominë kombëtare në afatgjatë”, shprehet administratori i Konfindustrisë.
Një tjetër shqetësim që ngre Konfindustria është edhe fakti se Ministria e Infrastrukturës po vazhdon të pranojë oferta të pakërkuara në kundërshtim me rekomandimet e FMN dhe BB.
“Nuk do të mbështetet më në propozimet e pakërkuara për PPP dhe koncesionet. Këto janë angazhime që janë marrë përpara FMN, BB dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë ende shikojmë me shqetësim që vazhdon politika e PPP, koncesioneve të pakërkuara”, thotë Buxhuku.
Në shtator, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të nënshkruajë kontratën për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa ka shprehur interesin një kompani indiane.