Flash News

KRYESORE

Konferenca e Deschamps: Na pret atmosferë e zjarrtë, Mbappe rrezikon

Konferenca e Deschamps: Na pret atmosferë e zjarrtë, Mbappe rrezikon

Didier Deschamps sot foli në konferencë për shtyp në Tiranë një ditë par andeshjes së Francës së tij ndaj Shqipërisë në “Air Albania Stadium”. Deschamps do të drejtojë ndeshjen e 100-të personale në krye të “Gjelave” dhe po e pret me padurim sfidën me kuqezinjtë.

"Ne duam të marrim të njëjtin rezultat, i cili do të na siguronte vendin e parë. E di se për shqiptarët është një ndeshje e parë në stadiumin e ri. Do të jetë atmosferë e zjarrtë".

"Formacioni? Do të ketë besoj një ndryshim. Kanté është në dyshim, Giroud gjithashtu. E rëndësishme është se të gjithë duan të luajnë, edhe pse jo të gjithë do të luajnë", - deklaroi tekniku kampion bote.

I pyetur për aktivizimin e mundshëm të yllit Mbappe, Deschamps u shpreh: "Ai gjithmonë ka aftësinë të bëjë diferencën, por kësaj here ka rrezik të pësojë ndonjë goditje. Ka qenë gjithmonë pjesë e grupit dhe u përpoq shumë kundër Moldavisë".

Të fundit