Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Konferenca e jashtëzakonshme/ Meta denoncon skandalin me dividentin: Sekti mafioz do të japë llogari
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për të bërë denoncimin e radhës, të cilin ai e quan një krim të rëndë kushtetues.
Ai denoncon skandalin që është bërë me miratimin e ligjit për dividentin. "Vetëm për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të gjithë popullit shqiptar. Ligji për dividentin është rasti më flagrant si Kuvendi i kapur si një organizatë mafioze bashkë me qeverinë e mazhorancën ka dhunuar hapur kushtetutën dhe shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë. Nuk do të ketë shpëtim për ta”, u shpreh Ilir Meta.
Presidenti u shpreh se ky vendim ka krijuar pasoja të rënda për buxhetin dhe financat e shtetit, për sigurinë publike, dhe arsyeja se pse kjo është bërë është për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të shqiptarëve.
“Ligji për devidentin, rast flagrant se si kuvendi ka dhunuar hapur Kushtetutën për të cilën ju premtoj se do të japin llogari. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Kushtetuta, në nenin 18 ka përcaktuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, por në nenin 155 është kujdesur të bëjë të qartë se taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t'i jepen fuqi prapavepruese”, tha ndër të tjera Presidenti.