Flash News

KRYESORE

Konferenca e jashtëzakonshme, Meta: Të hënën kallëzim penal në prokurori për kreun e KED

Konferenca e jashtëzakonshme, Meta: Të hënën kallëzim

Ashtu siç paralajmëroi, Presidenti Ilir Meta po zhvillon konferencën e jashtëzakonshme për mediat.

Meta lajmëroi se ditën e hënë do të ngrejë një kallëzim pendal kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

“Ai ka cënuar procesin e legjitimitetit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushteuese.

E akuzoj për këto vepra penale: 1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal. 2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal. Këto veprime përbëjnë vepra të qarta penale.

Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë. Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz. Këto vepra panale ai i ka kryer me dashje direkte, me qëllim të plotë. Veprimtaritë e tij janë anti-kushtetuese", tha Meta.

Të fundit