Flash News

KRYESORE

Konferenca e OSBE për reformën zgjedhore, cilët janë tre përfaqësuesit e opozitës në tryezën e nesërme

Konferenca e OSBE për reformën zgjedhore, cilët janë tre

Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me drejtuesit e partive aleate, u vendos që opozita të marrë pjesë nesër në konferencën e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore.

Mësohet se ata që do të përfaqësojnë opozitën në nivel teknik, në konferencën për Reformën Zgjedhore janë Ivi Kaso i PD-së, Muharrem Caka i LSI-së dhe Arjan Madhi i PR-së.

OSBE i ka thirrur të gjitha partitë në konferencën e nesërme, ku deri pak minuta më parë nuk dihej nëse opozita do të merrte pjesë.

Të fundit