Flash News

KRYESORE

Konferenca e papritur e Tahirit, Partia Demokratike: Sjella e ish-ministrit si e Elvis Roshit

Konferenca e papritur e Tahirit, Partia Demokratike: Sjella e ish-ministrit si e

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Oerd Bylykbashi ka komentuar konferencën e papritur të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Bylykbashi mendon se sjella e Tahirit është e ngjashme me atë të çdo krimineli, që është nën hetim dhe kërkon pafajësi, teksa shton se të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë ‘të bëmave’ të ish-ministrit të Brendshëm.

“Sjella e Tahirit është e njëjtë me atë të Elvis Roshit. Të gjithë i dimë bëmat e Saimir Tahirit,  Zoti Tahiri nuk është në hetim në Itali, por në Shqipëri për krimet të rënda. Sigurisht çdo person edhe kur është kriminel, kërkon pafajësi”, pohoi Bylykbashi.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp. Burime thanë për Fax News, se konferenca për shtyp e Saimir Tahirit vjen pas një letre të marrë nga Italia për përgjimet, ku mësohet se do të kërkojë pafajësinë.

Të fundit