Flash News

KRYESORE

“Konferenca e Saimir Tahirit ishte për Ramën “, Nishani tregon arsyen e tërheqjes së ish-ministrit

“Konferenca e Saimir Tahirit ishte për Ramën “, Nishani

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24.

Ish Presidenti ka komentuar edhe njoftimin dhe më pas shtyrjen e konferencës së paralajmëruar të Saimir Tahirit  për javës tjetër. Nishani tha se Konferenca e Tahirit ishte për kreun e qeverisë dhe kreu i qeverisë për të mos krijuar përplasje i ka kërkuar Xhafajt të largohet.

“Konferenca e Tahirit ishte për kreun e qeverisë dhe kreu i qeverisë për të mos krijuar përplasje i ka kërkuar Xhafajt të largohet. Kreu i qeverisë sot është më i zbuluar se sa kurrë në lidhje me çka kanë konfirmuar arrestimet e fundit. Goditja e Habilajve, bajret, grupit kriminal të Krujës, grupi i Shijakut treguan se janë të përfshirë në blerjen e votave. Kush është përfituesi kryesor i kësaj, kryeministri”- tha Nishani.

http://politiko.al/ish-presidenti-per-zevendesuesin-e-xhafajt-eshte-ekstremist-politik/

 

Të fundit