Konferenca e “The Economist”, Rama: Nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së

Edi Rama
Edi Rama

Teksa ndodhet në Athinë në konferencën e The Economist për të diskutuar rreth temës “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria nuk ka alternativë tjetër më të mirë se BE.

Rama gjithashtu u shpreh se kur Shqipëria nuk ishte në formë të mirë, ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe, teksa e ka konsideruar këtë gjë si mallkim.

Më tej ai shton se BE-ja nuk është vetëm kërkesë e të mëdhenjve por edhe dëshirë e kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, e ëndrra e përhershme e etërve tanë.

“Mendoj që Shqipëria dhe të gjitha vendet e Ballkanit janë në një moment të rëndësishëm historik midis një të shkuare që duhet ta lënë pas krahëve dhe një së ardhmeje që ende nuk ka ardhur, pra për të qenë tërësisht të integruar në Bashkimin Europian.

Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur ka një lloj mallkimi, se kur ne ishim në formë jo të mirë ata nuk uleshin në tryezë, kurse tani që jemi ne në një formë të mirë ata janë në formë të keqe. Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja alternativë është të jemi pjesë e BE. Jo se na e kërkojnë miqtë apo më të mëdhenjtë apo më të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, tha Rama në fjalën e tij konferencë.